Ushtarit të KFOR iu pre këmba, Mehaj: Kriminelët duhet të marin dënimin e merituar

10 Korrik 2023 | 16:17

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez të cilit iu pre gjymtyra e poshtme këtë të hënë, pas lëndimit që mori nga ana e grupeve kriminale serbe në Zveçan.

Përmes një postimi në facebook, Mehaj, thekson se grupet kriminale që dhunuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan duhet të marrin dënimin e merituar.

Ai shton se dhuna është e papranueshme dhe se askush formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit në Kosovë.

“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruan meja në facebook.

Më 29 maj, dhjetëra ushtarë hungarezë që ishin si pjesë e KFOR-it për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë protestave të serbëve në Zveçan u plagosën pasi një grup serbësh I sulmuan me mjete shpërthyese.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare hungareze raportoi se 27 ushtarë hungarezë mbetën të plagosur gjatë përplasjes me agresorët serb. Shumica e gardistëve hungarezë tashmë kanë mundur të shkojnë në shtëpi, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026