“Ushtria do përdoret për dëbimin e emigrantëve”, Trump konfirmon planet
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka konfirmuar në rrjetin e tij social se planifikon të përdorë ushtrinë amerikane për të kryer dëbimet masive të emigrantëve pa dokumente.
“E vërtetë!”, iu përgjigj Trump një komentuesi konservator që shkroi në profilin e tij se kreu i ardhshëm i shtetit ishte i gatshëm të shpallte emergjencën kombëtare dhe të përdorte forcat e armatosura për të udhëhequr “programin e dëbimeve në masë”.
Gjatë fushatës elektorale, Trump përsëriti zotimin e tij për të mobilizuar Gardën Kombëtare për të asistuar njësitë e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat që do të kryejnë dëbimet.
Komentet e fundit të presidentit të zgjedhur vijnë teksa shtohen pikëpyetjet mbi mënyrën se si ai do ta mbajë premtimin për largimet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Ai ka premtuar se do t’i nisë ato që në ditën e parë të marrjes së presidencës, që do të jetë më 20 janar të vitit 2025.
Por edhe nëse administrata amerikane do të jetë në gjendje të çojë përpara këtë plan, autoritetet do të hasin probleme të mëdha logjistike.
Për shembull, ekspertët dyshojnë se 20 mijë efektivët e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat dhe personeli mbështetës do të mjaftojnë për të gjetur dhe gjurmuar emigrantët e paligjshëm.
Gjithashtu, dëbimi do të ketë një kosto financiare madhore, por Trump tha në një intervistë të dhënë së fundmi për NBC se kjo nuk do t’i frenojë përpjekjet e administratës së tij.
Postimi i Trump në rrjetin “Truth Social” erdhi në një kohë kur ai vazhdon të njoftojë emërimet për postet kyçe në administratën e tij.
Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar