Ushtria e UÇK e pati zanafillën në Kroaci? E shpjegon gjenerali i luftës, Çollaku
Gjenerali i luftës, Bekim Çollaku i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me raportet e sigurisë mes Kosovës dhe Kroacisë. Gjatë fjalës së tij, gjenerali është kthyer pas në kohë ndërsa ka zbuluar se emblema dhe ushtria e UÇK-së pati zanafillën në Zagreb.
“Ju pak e dini por duhet t’iu informoj se në Kroaci faktikisht ka filluar formimi i Ushtrisë së Kosovës në vitin 1991. Në vitin 1991 emri i madh, Fehmi Lladrovci ka qenë zëvendës komandat i brigadës shqiptare, qe u quajt brigada e parë shqiptare ne Republikën e Kroacisë.
Në zonën e Gospiçit, ka funksionuar një njësi tërësisht etnike e pastër shqiptare, e përbërë nga 550 shqiptarë në krye të kësaj brigadës kanë qenë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy heronjtë e Kosovës.
De fakto, de juro emblema me shqiponjën e krahë dhe emblema e ushtrisë kroate faktikisht është nisur formimi i kësaj njësie ne Zagreb. Atëherë ka qenë Ramush Tahiraj ministër i mbrojtës dhe më vonë Nik Gjeloshaj dhe natyrisht kjo brigadë është formuar në dijen e presidentit Rugova. Është financuar nga një pjesë nga vetë buxheti, i 3% të asaj kohë”, tha ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:59 Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
- 17:56 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 17:55 Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur
- 17:54 Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
- 17:54 Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Do krijohet rezerva strategjike e naftës
- 17:37 FIFA pezullon komentatorin e Kupës së Botës që protestoi për kartonin e kuq të Almiron kundër Turqisë