“Ushtria ishte në gjumë”, eksperti: Inteligjenca izraelite u fut në kurth

10 Tetor 2023 | 11:31

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se dështimi i inteligjencës izraelite në mosparandalimin e sulmit të së shtunës mund të shpjegohet vetëm me dezinformimin e tyre.

Sipas tij, ekziston mundësia që shërbimet izraelite të jenë futur në kurth duke u furnizuar me informacione të pasaktë nga shërbimet palestineze të inteligjencës të infiltruar mes tyre, deri në realizimin e këtij plani.

“Ishte befasi dështimi i sigurisë së Izraelit pasi gjithë opinioni kishte opinionin se Mosad ka të infiltruar brenda Hamasit. Edhe pjesa tjetër që merrej me parandalimin e goditjeve nga ajri. Më shumë se sa Mosad, më e madhe ishte propaganda, se mos të arrijë të parandalohet një organizim kaq i madh, që duhet të ketë marrë një kohë të gjatë. Ajo që mund të them është që shërbimet e inteligjencës palestineze kanë infiltruar njerëz në brendësi të Mosad duke dhënë informacione të gabuara deri në realizmin e këtij plani. E vetmja gjë që mund të pranohet është që shërbimet e Izraelit  janë dezinformuar”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026