Ushtria izraelite: Irani do të na zhdukte nga harta e botës me bombë nukleare…

16 Prill 2024 | 22:47

Arye Sharuz Shalicar, zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Izrael.

Ai theksoi se Izraeli ndodhet në një luftë në shumë fronte duke shtuar se sfidë për ta mbeten pengjet e marra nga Hamasi.

Përsa i përket sulmit të fundit ai theksoi se Irani që prej 40 vitesh premton se do e zhduk Izraelin nga faqja e dheut duke shtuar mes tjerash Irani mund të shndërrohet në fuqi nukleare.

“Izraeli prej shumë muajsh ndodhet në një luftë në shumë fronte, pra nuk përballet vetëm me Hamas dhe me luftën në rripin e Gazës, por dhe me sulme nga Siria, nga Jemeni dhe së fundmi dhe nga Irani. Është një sfidë e jashtëzakonshme  për një vend kaq të vogël dhe mos të harrojmë dhe situatën nga pengjet e marrë nga terroristët dhe natyrisht ne duhet të përballemi me krizën e pengjeve si dhe me sulme të tjera e terrorin që përpiqet ta gjunjëzojnë Izraelin.

Më shumë se 300 mjete fluturuese sulmuan Izraelin, prej tyre mbi 200 ishin dronë kamikazë, një numër shumë i madh raketash, mbi të cilat mbi 100 ishin raketa balistike. U hodhën mbi 60 tonë lëndë eksplozive. Irani ka mbi 40 vjet që ka premtuar që do e fshijë Izraelin nga harta e botës dhe këtë sfidë e marrim seriozisht. Këtë e marrim shumë seriozisht dhe e dimë që Irani synon të shndërrohet  në fuqi nukleare. Irani pajis me armë dhe  aleatët e vet për të na sulmuar. Ne kemi një sistem me shumë shtresa mbrojtëse”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026