Ushtria ukrainase raporton për sulme të reja ruse
Donjecku, Luhansku dhe disa rajone tjera ukrainase janë përballur sërish me sulme ruse, kanë thënë të enjten zyrtarët ukrainas.
Ushtria ukrainase tha më 3 nëntor, se forcat ukrainase u përballën me sulme reja ruse, ku bombardimet e forta dhe sulmet ajrore dëmtuan infrastrukturën e vendit.
Operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, tha se centrali bërthamor i Zaporizhjas në Ukrainën jugore u shkëput përsëri nga rrjeti elektrik, pasi granatimet dëmtuan linjat e mbetura të tensionit të lartë duke e lënë atë vetëm me gjeneratorë me naftë.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se luftime të ashpra po zhvillohen në lindje, ku trupat ruse po kryejnë operacione sulmuese në zonat Bakmut, Avdijivka dhe Novopavlivka të rajonit lindor të Donjeckut.
Rusët filluan sulme në 12 vendbanime në Donjeck dhe rajonin fqinj Luhansk. Forcat ukrainase i zmbrapsën sulmet, tha ushtria.
Sipas tyre, në Luhansk forcat ruse po përdorin civilët si mburoja njerëzore, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pretendimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.
Sulme ruse u raportuan gjithashtu në zonën qendrore të Krivi Rih dhe në Harkiv.
“Armiku po përpiqet të mbajë territoret e pushtuara përkohësisht, duke i përqendruar përpjekjet e tij në frenimin e veprimeve të Forcave të Mbrojtjes në zona të caktuara”, tha ushtria e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës