Ushtronte dhunë ndaj kunatë së tij, procedohet i lirë një person në Kuçovë

12 Korrik 2024 | 14:22

X.P, banues në fshatin Kozare, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij. Sipas informacioneve kunata ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

“Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”,-njofton policia.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për një 59-vjeçar në Poliçan Ai dyshohet se ka bërë punime ndërtimi pa leje.

“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L., 59 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi në afërsi të biznesit të tij, pa lejen e organeve kompetente”,-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026