Ushtronte dhunë në familje dhe vidhte monopatina, përfundon në pranga 24-vjeçari

29 Janar 2025 | 13:42

Vihet në pranga një 24-vjeçar në Tiranë. Ky person u arrestua në kuadër të operacionit “Përsëritësi” pasi akuzohet se ka vjedhur 5 monopatina të 5 personave të ndryshëm.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë i riu është dënuar më parë për dhunë në familje. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

  • – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
  • – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
  • – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
  • – Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
  • – Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026