Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

27 Prill 2026 | 11:00

Fundjava që lamë pas solli sërish paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë, duke konfirmuar formën e mirë të kuqezinjve në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Protagonisti kryesor ishte Myrto Uzuni në kampionatin amerikan MLS. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 të Austin FC ndaj Houston Dynamo, duke shënuar në fundin e pjesës së parë me një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. Uzuni zhvilloi një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit dhe në fund u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një tjetër moment i rëndësishëm erdhi nga Arbër Hoxha, i cili u aktivizua si titullar në fitoren 2-1 të Dinamo Zagreb ndaj Varazdin. Me këtë sukses, Dinamo Zagreb siguroi matematikisht titullin kampion katër javë përpara fundit të sezonit, duke regjistruar titullin e 36-të në histori. Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij edicioni, ku numëron 29 ndeshje në kampionat, me 6 gola dhe 5 asiste.

Në formacionet startuese ishin dhe Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Anis Mehmeti dhe Mirlind Daku.

Minuta në këtë fundjavë morën edhe disa lojtarë të tjerë nga stoli, si Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Armando Broja dhe Ernest Muçi, të cilët dhanë kontributin e tyre për skuadrat respektive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026