Vaj të nxehtë e bombola gazi, shqiptarët dhe nigerianët përplasen në burgun italian
Të burgosurit shqiptarë dhe ata nigerianë janë përleshur në burgun Solliccians në Firence të Italisë, gjë që ka sjellë si rezultat shkatërrimin e dy seksioneve të burgut por dhe 5 gardianë të plagosur në spital. Dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin për shkak të dhunës.
Ngjarja është shënuar në kohën që ishte caktuar për vizitat mjekësore. Mes të burgosurve shqiptarëve dhe nigerianëve ka pasur debat verbal ndërsa gardianët kanë mundur të shmangin kontaktin fizik.
Më pas të burgosurit shqiptarë janë kthyer në seksion e tyre dhe kanë pritur mbërritjen e një prej të burgosurve nigerianë. Ky i fundit sapo ka mbërritur në katin e parë të burgut është sulmuar dhunshëm nga të burgosurit shqiptarë, shkruan poliziapenitenciara.it
Pasi është dhunuar, nigeriani ka arritur të shkojë në seksionin e tij dhe t’u tregojë nigerianëve të tjerë se çfarë kishte ndodhur. Duket si film, por të burgosurit nigerianë kanë organizuar planin për hakmarrje. Pritën që gardianët të hapnin portën për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darken.
Gardianët e paktë në turnin e pasdites u përpoqën të bllokonin portën dhe me shumë vështirësi të arrinin ta mbyllnin.
Por kjo nuk i ndaloi nigerianët, të cilët, duke qenë në një regjim të hapur, fillimisht u përpoqën të kalonin portën por kur dështuan hodhën vaj të nxehtë dhe bombola gazi në drejtim të stafit.
Pas shpërthimit të një bombole, dhe copat e shpërndara lënduan në sy oficerët. U desh mbërritja e forcave të tjera të sigurisë të rimerrnin situatën nën kontroll.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës