Vajza më e gjatë në botë: Fluturova 15 orë e shtrirë në avion për në Amerikë
Rumeysa Gelgi e cila është vajza më e gjatë me një gjatësi 2 metra e 15 centimetra ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
25-vjeçarja tha se ka udhëtuar 15 orë nga Stambolli deri në Los Angeles në SHBA, dhe ky ka qenë udhëtimi i parë në jetën e saj.
E reja tha se gjatë udhëtimit ka qëndruar shtrirë në avion për shkak se vuan dhe nga skoliozë, e për pasojë nuk mund të qëndrojë më shumë se dy orë ulur.
“Nga Stambolli në Los Angeles ka qenë udhëtimi i parë në jetë. Ishte një udhëtim goxha i gjatë, dhe shumë më pyesnin përse isha shtrirë. Nuk isha shtrirë për shkak të gjatësisë por për shkak të gjendjes së shpinës time.
Unë kam lindur me skoliozë dhe jam operuar 17-vjeçe. Nuk mund të ulem më shumë se sa dy orë në ditë, pas dy orësh më duhet të shtrihem sepse ka shumë presion të peshës mbi shpinën dhe kjo ka të bëjë dhe me zemrën. Udhëtimi ishte 15 orë dhe nuk mund të rrija shtrirë”- u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:26 Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’
- 19:10 Protesta te Parlamenti, Koçiu: Dhuna është e papranueshme, Shqipëria nuk merret peng nga kaosi
- 18:39 Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
- 18:39 Aksidenti tragjik, Shefi i Traumës: 2 fëmijë të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë dhe 5 pacientë në operacion
- 18:36 “Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
- 18:33 Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë