Vajza nga Amerika Latine për prostitucion, Prokuroria Elbasan çon në gjyq 13 persona
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 13 persona, më së shumti nga Amerika Latine, për ‘Prostitucion’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’
Përmes një njoftimi për mediat Prokuroria bën me dije se, “nga hetimet u zbulua një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe vende të tjera ishin rekrutuar, transportuar dhe vendosur në Shqipëri për të ushtruar veprimtari prostitucioni kundrejt pagesës”.
Në qendër të këtij rrjeti qëndronin shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët, përmes një skeme të mirëmenduar dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, koordinonin aktivitetin e paligjshëm dhe përfitonin nga shërbimet seksuale të ofruara nga gratë e rekrutuara.
“Gjatë fazës intensive të hetimeve janë përdorur operacione të simuluara dhe agjentë më mbulim, të cilët mundësuan dokumentimin e qartë të veprimtarisë kriminale. U sekuestruan prova materiale, përfshirë para të shënuara, aparate telefonike, komunikime komprometuese dhe u dokumentuan të gjitha elementet që vërtetojnë strukturën dhe funksionimin e këtij rrjeti kriminal.
Në total u dërguan për gjykim 13 të pandehur, ndër të cilët:
2 organizatorë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” në rrethana cilësuese;
2 shtetas të dyshuar si klientë që kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës;
8 shtetase të huaja, nga Amerika Latine, të akuzuara për ushtrimin e prostitucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë; dhe
1 person i përdorur për shfrytëzim.
Veprimtaria kriminale ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave, ku përmes publikimit të fotove dhe tarifave, realizohej kontakti me klientët shqiptarë dhe të huaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja