Vaksina anti-COVID, mjekja shqiptare në Gjermani: Për shumë qytetarë mund të jetë edhe helm, jemi në fazën e shpërndarjes
Mjekja Aurora Meta Dollenberg, e cila është njëkohësisht edhe Kryetare e Federatës së Mjekëve në Europë për “Goodmorning Albanias” dha detaje në lidhje me vaksinën anti-COVID që është zbuluar nga kompanitë Pfajzer dhe BionTech, me 90% efekt.
“Askush nuk do të jetë pjesë e këtij 10%. Nëse je i prekur nga efektet anësore të vaksinës, je i prekur 100% dhe jo 10%. Prandaj edhe skepticizmin e qytetarëve e kuptoj shumë mirë. Si mjeke mund t’u shpjegoj që të gjitha vaksinat nuk kanë një efekt 100%. Edhe për vaksinën e grIpit që japim do vit ka një tolerancë nga trupi i njeriut deri në 95%”, u shpreh mjekja.
Më tej ajo tregoi se në Gjermani prodhimi është finalizuar dhe tani vaksina do të përdoret në popullatë.
“Prodhimi është finalizuar. Të gjitha fazat janë përmbyllur, që nga faza e testimit dhe deri tek popullata, ku do të fillohet në grupet vullnetare.Tani ka filluar të bëhet në Gjermani në qendrat kërkimore. Në fillim të vitit të ri do të nisë edhe vaksinimi në popullatë. Fillimisht në spitale, më pas në azile dhe në institucione publike. Pritet që nga prilli do të nisë vaksinimi i lirë”, tha ajo.
Dollenberg sqaroi për qytetarët se vaksina është një mbrojtJe, por për shumë qytetarë mund të jetë edhe një helm.
“Nuk jemi në fazën e testimit, ai është përmbyllur më sukses. Është testuar në një kampion përfaqësues të popullatës prej më shumë se 4 mijë persona. Ne jemi në fazën e shpërndarjes dhe dhënies së vaksinës në popullatë. Gjermania dallohet për një stabilitet për emocionet. Popullata është pak skeptike, nuk është se janë të gjithë shumë entuziastë se varet sesi e përballon trupi. Gjithçka duhet të bëhet në kohën e duhur dhe jo me një kaos ose eufori se do shërohemi nga vaksina. Ajo patjetër që është mbrojtje, por më shumë të tjerë mund të jetë edhe helm”, tha më tej mjekja.
Lexoni gjithashtu:
Qytetarët skeptikë për vaksinën anti-COVID, të moshuarit nuk duan t’i nënshtrohen menjëherë
Shanset e Shqipërisë për të marrë vaksinën anti-Covid, flet ministrja Manastirliu
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk