Valë e re e Covid-19/ Alimehmeti: Duhen teste në farmaci, analizë e ujërave të zeza

18 Shtator 2023 | 15:52

Shqipëria po kalon një tjetër valë të covid-19.  Në gjykimin e epidemiologut Ilir Alimehmeti, nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse valë të tilla me infektime që rriten dhe bien do të jenë të pranishme gjithmonë.

Bashkekzistenca e virusit pandemik me viruset e tjera stinore do të bëjë që gjithmonë të kemi raste dhe njerëz të sëmurë.

“Herë pas here do ketë valë të tilla, do jetë gjithnjë i pranishëm me valë gjithnjë e më të vogla”,-tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Ndërsa kërkon që të mos shqetësohemi , Alimehemeti thotë se kur kanë kaluar 3 vite nga pandemia, Shqipëria duhet të kishte futur testet e shpejta për Covid në farmaci.

“Në Shqipëri sot e kësaj dite këto nuk janë disponibile. Një person që testohet dhe zbulohet pozitiv i jepet mundësia të mbrojë komunitetin dhe të minimizojë problemet. Këto nuk bëhen për burokraci, por se kanë një vlerë shumë të madhe praktike”,- tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Një domosdoshmëri në gjykimin e epidemiologut, është monitorimi I situatës nëpërmjet monitorimit të ujërave të zeza, gjë e cila nuk bëhet për shkak të mungesës së laboratorëve.

“Ujërat e zeza të monitorohen dhe të japin i9nformacion për 10 mijë apo 40 mijë. të jep me një parashikim afro dy javor se si do jetë ecuria”,-tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Shumica e të infektuarve po trajtohen në banesa ndërsa nuk mungojnë shtrimet në spital. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo ditë shtrohen 3 deri në 5 persona që bëjnë komplikacione si pasojë e infektimit me covid. Ekspertët e shëndetit publik apelojnë që të injektohet vaksina anti-covid në grupet e riskut ndërsa paraljmërojnë se me uljen  e temperaturave numri I të infektuarve do të vijë në rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026