“Valë non gratash”, Endri Xhafo zbulon takimin me britanikët: Ja kur dalin vendimet

23 Janar 2023 | 22:51

Do të ketë non grata nga britanikët në qershor, thjesht britanikët nuk duan të ndërhyjnë në rezultatin e zgjedhjeve. Ishte kjo deklarata e gazetarit Endri Xhafo në “Now me Erla Mëhillin”.

Ai tha se këtë informacion e ka nga një bisedë pa praninë e kamerave me britanikë.

“Nuk po të them si, qysh, tek, por po të them, biseda ka qenë off the record (jo zyrtare, pa praninë e kamerave). Gazetarët bëjnë herë pas here takime off the record, nuk po të them me kë dhe kur dhe si. Në bisedë kam qenë unë dhe dy kolegë të tjerë,” – u shpreh gazetari.

“Kam pyetur personin që kisha përballë për të gjithë çështjen e marrëdhënieve Shqipëri-Britani në këto momente, që janë non grata e Sali Berishës dhe kryesisht çështja e emigracionit dhe në çështjen e Sali Berishës nëse ju habit apo jo mbështetja që ai ka dhe përgjigja ishte: ‘Ishte veprim i parë i një vale që do të ndodhë, thjesht ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet që do të mbahen. Në qershor do të ketë zhvillime të tjera’, fjalë për fjalë. Nëse personi më ka gënjyer, po ju gënjej,” – zbuloi Xhafo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026