Valë raketash mbi Kiev, rusët bombardojnë kryeqytetin në prag të kundërofensivës
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ra pre e një sulmi ajror rus, i cilësuar nga një zyrtar vendas si “i jashtëzakonshëm” në intensitetin e tij.
Qeveria ukrainase deklaroi se të paktën 18 raketa ishin lokalizuar dhe asgjësuar në ajër nga sistemet mbrojtëse ajrore.
Por pala ruse, që saktësoi se në sulm ishin përdorur edhe dronë, tha se të gjithë objektivat e sulmeve ishin goditur.
Moska ka avancuar fushatën e saj të agresionit ajror në javët e fundit, në prag të asaj që konsiderohet si kundërofensiva ukrainase.
Sirenat e alarmit të bombardimeve ranë rreth orës 2 e 30 të mëngjesit, me orën lokale, dhe pushuan dy orë më vonë, në përfundim të sulmit të tetë që i bëhet kryeqytetit ukrainas këtë muaj.
Një numër i pazakontë shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në qendër të qytetit, teksa autoritetet u thoshin banorëve në mesazhe online se mburoja ajrore ishte aktivizuar.
Kreu i forcave të armatosura ukrainase, gjenerali Valeri Zaluzhny saktësoi se Rusia e kishte sulmuar Kievin nga veri, jugu dhe lindja dhe se kishte përdorur gjithësej 18 raketa të qëlluara nga ajri, deti dhe toka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë