Ukraina rikuperon terren, Kievi njofton avancimin rreth Bakhmutit

Bahmut, Ukraine
13 Maj 2023 | 14:01

Ukraina raportoi për marrje të disa pjesëve territor në rrethinat e Bakhmutit, në lindje të vendit. Forcat e Kievit, që kanë publikuar videon e një sulmi ndaj një baze ruse, thonë se avancuan 2 kilometra në një javë, edhe pse nuk ka prova të qarta për një kundërofensivë ukrainase.

Sidoqoftë, dy shpërthime u regjistruan të premten në rajonin e pushtuar nga rusët, Luhansk. Moska zyrtare deklaroi se raketat ukrainase ishin përgjegjëse, duke goditur godinat administrative të dy ish-ndërmarrjeve.

Nga ana e saj, Ukraina pretendon se Rusia vijon të fokusojë përpjekjet e saj në pjesën lindore industriale të vendit, duke treguar shkatërrimin e qytetit Marinka në rajonin e Donjeckut.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se pushtuesit gradualisht po përgatiten për humbjen. Një ditë më parë, vetë Zelensky njoftoi shtyrjen e kundërofensivës, e cila sipas tij do të bëhet pasi të mbërrijnë armatimet e reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026