Zelensky në Romë, takohet me kryeministren Meloni

13 Maj 2023 | 15:00

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të shtunën me kryeministren italiane Giorgia Meloni në udhëtimin e tij të parë në Itali që prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Zoti Zelensky zhvilloi bisedime me Presidentin Sergio Mattarella në Pallatin Quirinale dhe do të ketë një drekë pune me kryeministren Meloni përpara se të niset për në Vatikan për të takuar Papa Françeskun.

Në rrjetin social Twitter, zoti Zelensky e quajti vizitën e tij në Itali dhe Vatikan “një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”

Kryeministrja Meloni e vizitoi presidentin Zelensky në Kiev në shkurt për ta siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, pavarësisht se disa nga partnerët e saj në koalicionin qeverisës, veçanërisht ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë lidhje të ngushta me Moskën.

Takimi me Papën pritet të jetë pjesa më e rëndësishme e vizitës së zotit Zelensky në Itali. Ai u takua më parë me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026