Vance në Izrael për bisedime, ndërsa armëpushimi mbetet nën presion

21 Tetor 2025 | 09:51

Siç ishte parashikuar në ditët e mëparshme, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka nisur një udhëtim në Izrael, këtë të hënë.

Përpara vizitës së tij, ai tha se do të “shkonte dhe do të kontrollonte se si po shkojnë gjërat” me armëpushimin.

Ndërkohë, marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit është vënë nën presion pasi të dyja palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes të paqes.

Izraeli rifilloi për pak kohë sulmet ajrore fundjavën e kaluar, pasi trupat e tij raportuan se ishin sulmuar. Ndërkohë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi ditën e djeshme mbi 50 vdekje në 24 orët e fundit.

Vance u përpoq të qetësonte valët e tensioneve të dielën, duke thënë se “do të ketë kriza” në lidhje me armëpushimin.

Ai tha se kishte rreth 40 celula të ndryshme të Hamasit dhe ende nuk kishte infrastrukturë sigurie për të konfirmuar çarmatimin e tij.

“Disa nga këta ndoshta do ta respektojnë armëpushimin. Shumë prej këtyre nuk do ta bëjnë këtë. Para se të sigurohemi që Hamasi të çarmatoset siç duhet, kjo do të kërkojë që disa nga këto shtete arabe të Gjirit të dërgojnë forca atje, të zbatojnë realisht ligjin, rendin dhe sigurinë në terren”, tha ai.

Nërkohë, ditën e djeshme, Benjamin Netanyahu u takua me të dërguarin special të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, i cili përfaqësoi SHBA-në në negociatat e armëpushimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026