Vapa shton urgjencat në Elbasan, mbi 200 raste paraqiten për ndihmë në 24 orë

17 Korrik 2024 | 17:00

Vala e të nxehtit, që prej javësh ka përfshirë vendin tonë, ka krijuar probleme shëndetësore në Elbasan. Shefi i urgjencës, së spitalit rajonal Elbasan, tregon se cilat janë rastet me të shpeshta këtë periudhe.

“Në kemi raste te shtuara nëpër urgjencë. Me shenja të tilla si status febril, temperatura të larta, mund të vijnë me 40 ose 39.5 që mund të jenë shenja virale, pra stinore. Por gjithashtu ka edhe raste të cilat janë entenoviroza, sidomos në këtë periudhe që njerëzit janë ndoshta të pakujdesshëm ndaj konsumimit të ushqimeve me të cilat duhet të kenë shumë kujdes”, thotë Ergys Miçi, shefi i Urgjencës në Spitalin Rajonal Elbasan.

Në 24 orë në Urgjencën e Elbasanit janë më qindra raste që kërkojnë ndihmën mjekësore. Të sëmurët kronikë dhe fëmijët janë pacientët më të shpeshtë që vuajnë shqetësimet nga goditjet e diellit.

“Kemi mbi 200 raste në 24 orë, përveç temperaturës kemi raste që kanë diagnozë diabet tension, te vjella duhet të paraqiten sa me shpejt ne urgjencë, sepse diarreja apo të vjellat japin çrregullime elektrolitike, dhe rastet që kanë probleme kardiake mund të arrijnë ne arreste kardiake sepse rritet shumë kaliumi”, shprehet ai.

Shefi i urgjencës rekomandon shmangien e lëvizjeve në orët e pikut të vapës, qëndrimin në vende të freskëta dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Drejtuesi i urgjencës së Elbasanit, sugjeron që të sëmurët kronikë, që vuajnë nga zemra, hipertensioni apo diabeti, të bëjnë kujdes me dozat e medikamenteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026