Psikiatrja: Pse vapa shton nervozizmin dhe agresivitetin te njerëzit
Temperaturat ekstremisht të nxehta, si të ditëve të fundit që po kalon vendi ynë, mund të shkaktojnë reagime psikologjike ku përjetimi i ankthit dhe acarimit janë disa prej atyre që hasen më shpesh në çdo individ.
Është parë që temperaturat e larta ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto simptoma. Ndikon madje edhe në gjumë. Individët kanë pështjellime gjatë gjumit dhe zgjohen më të lodhur. Ndryshimi i sjelljeve që vihet re është parë një rritje e agresivitetit ose dhunës brenda familjes në këtë periudhë temperaturash të larta. Pra ka një ndikim psikologjik, qoftë edhe në sjelljen e individëve, SIPAS eksperteve të ISHP.
Psikiaktrja Irena Thoma tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vapa shton nervozizmin dhe agresivitetin te njerëzit pasi ul prodhimin e hormonit të lumturisë që është serotonina.
“Në temperatura ekstreme mund të ketë çrregullime të shëndetit mendore, temperaturat shumë të larta ndikojnë në aksin hipofiz adrenal që rregullon aktivitetin e kortizolit, rritja e stresit shkakton rritjen e kortizolit dhe shoqërohet me rritje me çrregullime fizike te individët. Një faktor tjetër është se çrregullojnë neurotransmetuesit, temperaturat e larta ulin niveli i serotoninës, që është hormoni i lumturisë çka shton nervozizmin dhe agresivitetin”, tregoi mjekja psikiatre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë