Varhelyi: Shqipëria ka shfaqur vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin

12 Tetor 2022 | 13:59

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se Shqipëria ka shfaqur vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Deklaratën, Varhelyi e dha këtë të mërkurë teksa prezantonte progres-raportet e Këshillit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

“Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vettingu që po vijon, janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për pushtimin rus të Ukrainës”, theksoi Varhelyi gjatë fjalës së tij.

Komisioneri vuri në dukje të drejtën e pronës, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës, si çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

Sipas tij, angazhimi politik, konsensusi i të gjithë aktorëve politikë dhe një administratë e pavarur e profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej rrugën evropiane të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026