Vdekja e 3-vjeçarit, flet gjyshi: E dërguam te Xhaxho për 4-5 dhëmbë, e mbajti 9 orë
Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, rrëfeu në emisionin Review në Euronews Albania se djalin e kishin çuar tek mjeku Roland Xhaxho pasi kishte 4-5 dhëmbë me probleme.
Ai tregoi se mjeku u kishte thënë që ndërhyrja do të bëhej me anestezi në mënyrë që dentisti të punonte qetë, për të mos u shqetësuar nga lëvizjet e fëmijës, ndërsa u kishte dhënë garanci të plotë për procedurën.
“Duke parë se dhëmbët dhe dhëmballët ishin të nxira dhe kishte ndonjë dhimbe e çuam te mjeku për merak. Mendonim se kishte 3-4 dhëmbë dhe pjesën tjetër ta pastronte. Ramë dakord ditën e parë, ditën e dytë në 10 vajtëm atje. S’ka problem fare, tha mjeku, e mori në krahë, e përqafoi, i bëri analizën e gjakut. Mjeku kur e vizitoi tha do bëhet me narkozë se nuk duam të vuajë se është fëmijë i vogël, se dentistja duhet të punojë qetë, pa u shqetësuar nga lëvizjet e fëmijës. Na siguroi se përdoret në të gjitha klinikat evropiane, të jeni të qetë na tha. Pastaj i tha djalit firmos një deklaratë. Nuk e dinim që do bëhej ndërhyrje në 14 dhëmbë. Na tha maksimumin do jetë 2 orë ndërhyrja dhe nuk ka asnjë problem. Jua jap me garanci 300 për qind që s’ka asnjë problem, na tha. Deri ne 7.20 të darkës kemi ndenjur jashtë për të pritur djalin. Ka ndenjur brenda 9 orë”, tregoi gjyshi i 3-vjeçarit.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë