Vdekja e Lear Kurtit, avokati: Dyshoj se është rast i përsëritur i Klodian Rashës

24 Tetor 2022 | 10:47

Avokati Arbër Hoxha dyshon se vdekja e Lear Kurtit është rast i përsëritur i 25-vjeçarit Klodian Rashës, i cili u vra nga policia mëngjesin e 8 dhjetorit 2020.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha theksoi se nëse do të mbahej përgjegjësi për këtë ngjarje, të vetmit që do dilnin para drejtësisë do ishin policët e patrullës e jo zinxhiri i komandues.

“Dyshoj se është një rast i përsëritur i Klodian Rashës. Do të doja të ishte e kundërta, pra si Autoriteti i Mbikëqyerjes së Policisë së Shtetit ashtu edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Policia e Shtetit të mos kenë kryer asnjë veprim arbitrar ndaj të ndjerit Kurti. Në këtë rast ka një shpërdorim detyre dhe maksimalisht është një vrasje nga pakujdesia. Deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për gjërat që ndodhën dhe ky është një problem që ka Shqipëria, e kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin çdo ditë.

Edhe sikur do të mbanin përgjegjësi penale, do të përgjigjeshin ata policë të patrullës. Do të jenë vetëm ata që do përgjigjen para drejtësisë penale. Ndërkohë që zinxhiri komandues nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026