Vdekja e nënës shqiptare në maternitet, mijëra qytetarë protestojnë në Mal të Zi
Drita Tafa, një grua 36-vjeçare nga Ulqini i Malit të Zi, humbi jetën pas lindjes së fëmijës në spitalin e qytetit të Tivarit. Familjarët e saj pohojnë se shkaku i vdekjes ishte një mjekim i gabuar. Prej tre ditësh, familjarët dhe opinioni publik kërkojnë drejtësi dhe hetime për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.

Çështja është ngritur edhe në parlamentin malazez dhe nga ish-kryeministri Dritan Abazoviç. Familjarët e të ndjerës, e cila ka lënë pas tre fëmijë jetimë, thonë se Drita Tafa nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Pas presionit nga opinioni publik, një gjykatë malazeze ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të saj për kryerjen e autopsisë. Ministri malazez i Shëndetësisë ka deklaruar se hetimet kanë nisur, megjithatë nuk është publikuar ende një version zyrtar mbi shkaqet e vdekjes.

Sot, qindra qytetarë në Ulqin dolën në një marshim proteste, duke kërkuar drejtësi për Drita Tafën.

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual