Vdekja e të miturës, Meta: Autor është Edi Rama, që sot po kërkon të bëjë viktimën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tragjedinë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf i mori jetën një vajze 7-vjeçare.
Meta tha se autor i kësaj ngjarje të rëndë është vetë kryeministri Rama. Sipas Metës, me reagimet që ka bërë deri më tani kreu i qeverisë po kërkon vetëm që të shfajësohet dhe të luaj rolin e viktimës siç bëri në rastin e Klodian Rashës.
“Ai punon çdo ditë kundër shqiptarëve. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Ai kontrollon të gjitha pushtete në vend. S’ka lënë njeri pa gjobitur. Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autor i vrasjeve është ai, u jep siguri, dhe nuk i ndëshkon. Po vepron njësoj se me rastin e vrasjes së Klodian Rashës”, tha Meta për gazetarët në një konference nga Fieri.
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën të martën në plazhin e Potamit, në Himarë, pasi u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës është arrestuar dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.
Në këtë moment ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe