Vdiq në aksident, babai i 18-vjeçarit shqiptar: Djali s’po bënte video për TikTok

31 Janar 2024 | 20:44

Babai i Lorenzo Pjertushit, 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar, është shprehur se djali i tij nuk ka qenë duke bërë video për ‘Tik-Tok’ në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Sipas mediave të huaja, Agron Pjertushi ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij por tha se nuk kishte pasur informacion mbi çfarë kishte ndodhur më vonë.

“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn e tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”- tha i ati i të riut që humbi jetën.

Prej datës 20 janar, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit tragjik. Ngjarja ndodhi teksa tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet.

Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës. Sipas tij, të rinjtë nuk kanë qenë duke bërë video në momentin kur ndodhi aksidentin duke sqaruar se në momentin kur policia u ka sekuestruar telefonat, atyre nuk u janë gjetur pamje të tilla.

“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026