“Vdiqa disa herë nga 2 minuta”, 40-vjeçari amerikan: Jam i bekuar që jetoj
Evan Wasserstorm ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për historinë e tij të pazakontë.
Zemra e tij pushoi së rrahuri për 8 herë brenda një dite. Sipas Evans, ishte një ditë e zakonshme për të, ai po bëhej gati të dilte shëtitje me qenien e tij, kur gjithçka ndodhi.
Evans shprehet se ai e përjtoi vdekjen plot 8 herë dhe 2 herë zemra e tij ka ndaluar për 2 minuta, gjë që e kishte hequr shpresën se ai do të mund t’ia dilte të mbijetonte.
“Më thanë se në ambulancë kur vdiqa gjashtë herë zgjati rreth 20-40 sekonda, ndërsa në urgjencë zgjati 2 minuta çdo herë që ndaloi zemra. Për këtë arsye ata menduan se unë nuk do i shpëtoja dot kësaj sfide. Ata më mbajtën në një makineri e cila e ndihmon zemrën të rrahë në momentin që isha akoma në koma.
Në natën e pestë ata i thanë familjes sime ta mbyllnin makinerinë në mënyrë që të shikonin nëse zemra ime do rrihte e vetme pa ndihmën e makinës”,-tha producenti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe