Veliaj përballet në GJK me Presidencën dhe qeverinë

31 Tetor 2025 | 08:09

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të lërë për disa orë qelinë e paraburgimit në Durrës për të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra. Seanca është planifikuar të nisë në orën 10:00, me relatore gjyqtaren Sonila Bejtja.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi më herët pjesëmarrjen e Veliajt në seancë, pasi ai kishte paraqitur kërkesën për të qenë i pranishëm personalisht. Për këtë arsye, institucioni ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe SPAK që të marrin masat për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet që prej shkurtit të këtij viti.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave miratoi me 50 vota pro vendimin për shkarkimin e Veliajt, pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke u mbështetur në nenin 62, pika c, të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili parashikon largimin nga detyra në rast të mungesës për më shumë se tre muaj pa arsye të justifikuar.

Pak ditë më pas, më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, por edhe ky dekret u ankimos nga Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin e tij deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes kryesore.

Në ankimimin e paraqitur, Veliaj argumenton se neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë ligjore për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të ndërmarrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjeve, dhe vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Ai thekson se mungesa në detyrë ka ardhur për “arsye objektive”, për shkak të ndalimit të tij me urdhër të SPAK.

Nga ana tjetër, qeveria mbron qëndrimin se Veliaj nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i shkarkimit është marrë mbi bazën e ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe jo të Kushtetutës, duke e bërë kështu Gjykatën Administrative organin kompetent për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit, nën akuzën e korrupsionit në nëntë raste. Bashkë me të është vënë nën hetim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Në total, ndaj ish-kryebashkiakut rëndojnë pesë akuza penale, përfshirë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.

08:18- Dalin pamjet, Veliaj pritet të dal pas pak nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku i pezulluar i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, pritet të dal pas pak minutash nga paraburgjimi i Durrësit për tu nisur në Kushtetuese.

Veliaj ka ankimuar vendimin e qeverisë dhe dekretin e Presidentit Begaj që lidhet me shkarkimin e tij nga detyra.

08:33- EMRI/ Kush do të jenë avokatët e Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese

Këtë premte në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet nga relatorja Sonila Bejtja çështja e ankimit të Erion Veliajt në Kushtetuese ndaj vendimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj dhe vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij.

Për Euronews Albania mësohet se avokatët i tij mbrojtës në Kushtetuese do të jetë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026