Presidenca, qeveria dhe Veliaj në GJK, gazetarja jep detajet: Mbledhja do jetë live

30 Tetor 2025 | 09:52

Gazetarja  e Euronews Albanai Enkelejda Mema ka folur mëngjesin e kësaj të enjte për edicionin informativ të mëngjesit me moderatore Esmeralda Mulaj, mbi detajet e zhvillimit të senacës në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimimin e Erion Veliajt për procedurën e shkarkimit si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Mema dha detaje lidhur me zhvillimin e seancës e cila sipas gazetares mund të zgjasë më shumë se pesë orë ku do të përballen tre palë, Presidenca, qeveria dhe pala mbrojtëse e Veliajt.

Veliaj do të jetë i pranishëm pa para orës 10:00 sipas informacioneve të gazetares. Seanca do të jetë publike në transmetimin e GJK në Youtube.

“Le të themi Esmeralda që pas 8 muajsh që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit kjo do të jetë shfaqja e parë e tij në Gjykatën Kushtetuese në një seancë plenare dhe publike. Pritet që Veliaj të jetë në Gjykatën Kushtetuese pak para orës 10:00.

Do të shoqërohet nga paraburgimi i Durrësit nga forcat e policisë.

Tashmë e gjithë rrugëtimi i tij nga Durrësi në Tiranë do të jetë i siguruar nga Drejtoria e Burgjeve. Seanca mendohet të zgjasë 5 orë. Do jenë tre palë përballë Kushtetueses, pala e presidencës, pala Veliajt dhe pala e qeverisë.

Çështja që do diskutohet nesër është se nëse debati do të zhvillohet në karakter juridik apo do të ketë dhe qëndrime politike. E them këtë nisur nga 1 ditë më parë ku nëpërmjet avokatëve të tij të huaj ai ka deklaruar që largimi i tij nga bashkia e Tiranës ka qenë një largim i qëllimshëm politik.

Mbetet për tu parë nëse avokatët do ta përmendin këtë deklaratë.

Do të diskutohet neni 115 i Kushtetutes, ku ai thotë se ky është ligji që e mbron se është një parashikim Kushtetues.

Sipas Presidencës është që Veliaj të shkarkohej me ligjin e vetëqeverisjes vendore.

Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, por do të jetë në transmetim publik në youtube. “-tha Mema.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026