“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor 2025 | 17:18

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë një dëgjese me banorët e Tiranës në Njësinë 5, Rama tha se Kushtetuesja duhet ta çojë deri në fund vendimin e vet dhe t’i mundësojë Veliajt të drejtojë Tiranën, pasi siç theksoi këtë sitiatë të krijuar në bashkinë më të madhe në vend po e vuajnë qytetarët.

“Kryetarin e Bashkisë së Tiranës e kemi në burg pa gjyq, jemi në një paradoks të madh. Kur kryetari u mor dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, e kam thënë që është disproporcionale. Çdo njeri në Shqipërinë dhe botën demokratike, deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Nuk diskutohet që njeriun e merr e fut brenda dhe lëshohen hiena dhe kllounat e ciklit politik dhe mediatik, vjen njëherë dënimi publik më pas pjesa tjetër.

Duke parë që shkallët e gjyqit nuk e nxorën të kryejë detyrën, ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguaj për një kohë të gjatë. Ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë dy gjëra të ndryshme, tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin.

Kushtetuesja doli me një vendim tjetër, nuk kam arsye të gjykoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm por i kundërt me gjykimin tonë. Kanë thënë që kryetari i Bashkisë është në pamundësi të ushtrojë detyrën. Jepini mundësinë të ushtrojë detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu dhe ju jeni këtu dhe të gjithë atyre në këtë qytet iu duhet që qyteti të punojë normalisht. Ne po e mbështesim bashkinë që të bëj më të mirën për buxhetin, ne menduam me Ogertën që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa në të gjithë territorin“, tha Rama.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026