“Vëmendje të veçantë në Shkodër”, Rama: Do zgjojmë potencialin e saj të panjohur

19 Maj 2023 | 16:44

Kryeministri Edi Rama nisi këtë të premte turin e falenderimeve në qytetin e Shkodrës, vend i cili u konsiderua si “surpriza” e vendoreve të 14 majit, pasi bastioni i së djathtës këtë herë votoi si kryebashkiakun e saj kandidatin socialist Benet Beci.

Rama tha se Shkodra është zona më e pasur e Shqipërisë, por potenciali i saj ka qenë i panjohur dhe i pavlerësuar në gjithë këto vite, ndaj do të përpiqen që në 4 vite të bëjnë ndryshime të cilat do prekin mendjet dhe zemrat e njerëzve.

“Bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht me faktin që investimet dhe shërbimet janë për të gjithë, por duhet një vlerësim për të gjitha burimet njerëzore, duhen ndarë të njomët me të thatët.  Ata demokratë që janë futur në punë se kanë votuar PD, por janë të aftë nuk do preken, ndërsa të tjerët do shikohen.

Ti Benet mos harro që ti je demokrat. Unë mendoj se këtë vit, nuk e di por mendoj se këtë vit Beneti ka votuar Partinë Socialiste. Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë një fitore, që fitorja u mor, kjo është fitore e veçantë dhe kërkon vëmendje të veçantë nga nja anë na u dha një besim i madh, po nuk është vetëm çështja e Shkodrës, duhet të zgjojmë potencialin e këtij qyteti në funksion të së mirës së të gjithë Shqipërisë, është një zonë që është zona më e bekuar e Shqipërisë.

Në 4 vite ne nuk mund të zgjojmë të gjithë potencialin e saj, por 4 vite janë mjaftueshëm për të bërë një ndryshim që prek jo vetëm sytë, pro edhe mendjet dhe zemrat e njerëzve, pasi nga tani do i presin njerëzit në një ambient të pastër. Pamë sot kazanët, në orën 3 të drekës, plehrat ishin rrotull kazanëve, këtë pamje nuk e shikon askund tjetër në Shqipëri, është pamja që gjeta unë kur u bëra në fillim kryebashkiaku i Tiranës”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026