Vendet më miqësore dhe armiqësore për shqiptarët
SHBA është vendi që perceptohet si më miqësori nga shqiptarët (96%). Thuajse po aq miqësore e shohin qytetarët edhe Turqinë (94%), Italinë (94) dhe Gjermaninë (93%).
Të pyetur nga Barometri në Euronews lidhur me situatën në Ukrainë, qytetarët në mënyrë dërrmuese (71%) e shohin Rusinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.
Sa i përket vendeve të Ballkanit, duke përjashtuar Kosovën, Maqedonia perceptohet si vendi më miqësor me Shqipërinë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (77%).

Pas saj, shqiptarët shohin si vend miqësor Malin e Zi (73%), Kroacinë (59%) dhe Greqinë (57%).
Serbia shihet si miqësore me Shqipërinë vetëm nga një në dhjetë shqiptarë (12%).
Ndërkohë, thuajse gjysma e shqiptarëve (58%) e shohin Serbinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.

Dy në dhjetë shqiptarë mendojnë se edhe Greqia fqinje nuk është vend miqësor i Shqipërisë.
Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 25 mars deri në 5 prill me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin