Vendi përfshihet nga reshjet të dendura shiu, përmbytje në Vlorë dhe Durrës
Shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit të Durrësit.
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa uji ka mbuluar kryesisht segmentet e ulëta të qytetit. Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura.
Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë edhe qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25.
Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.
Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.
Ndërkohë për shkak se në disa zona dhe segmente rrugore ka ende prezencë të ujit por edhe për shkak të orarit kur çdo person shkon në punë apo nxënësit në shkollë rrugët e Vlorës janë pushtuar nga trafiku.
Efektivë të policisë rrugore kanë dal në terren për menaxhimin e situatës dhe qarkullimit në qytet. Akset më problematika janë ato dytësore pranë shkollave por edhe rruga Transballkanike si nyje lidhëse e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja