Venecia përkujton Marco Polo, bashkia publikon testamentin e tregtarit të famshëm

10 Janar 2024 | 20:50

Në Venecia kanë nisur përkujtimet për 700-vjetorin e vdekjes së shtegtarit Marco Polo, i cili ndërroi jetë në vitin 1324.

Nisma të ndryshme janë organizuar nga Bashkia e Venecias, mes të cilave një ekspozim i testamentit të Polos, i ruajtur në bibliotekën kombëtare të Marçianas, në një kuti me ajër të kondicionuar.

Shkurtësia e testamentit sugjeron se tregtari i famshëm 73-vjeçar i përdori forcat e tij të fundit për ta diktuar atë.

Në dokument thuhet se Polo ia la pasurinë tre vajzave të tij Belela, Fantina dhe Moreta. Ai vinte nga një familje tregtare dhe në një familje të tillë, gratë luanin një rol thelbësor.

Sipas studiuesve, Marco e kishte kuptuar se në Venecia, ndërsa burrat ishin në det për muaj apo vite, ishin gratë ato që menaxhonin asetet e tyre.

“Ato kishin një rol aq të rëndësishëm social dhe ekonomik që nuk e gjeje në vende të tjera dhe shumë delegacione tregtarësh vizitonin bashkëshortet dhe nënat e tregtarëve”, deklaroi studiuesja Ticiana Plebani.

Marco Polo do të mbahet mend si eksploruesi që udhëtoi nëpër Azinë e Largët përmes së ashtuquajturës Rruga e Mëndafshit, mes viteve 1271 dhe 1295.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026