Vengu: Kompania ku shteti ka 33% aksione do marrë statusin e investitorit strategjik
Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu deklaroi se statusi i investitorit strategjik për investimin për portin e ri, do t’i jepet kompanisë së përbashkët me investitorin, ku shteti ka 33% të aksioneve.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Vengu u shpreh se nuk do t’i falen taksat investitorit.
“Besoj se kjo është ezauruar tashmë ajo faza edhe nga debatet tepër intensive, që në fakt, për hir të së vërtetës kanë bërë një transparencë të plotë dhe ka pasur një llogaridhënie maksimale. Nuk mbaj mend ndonjëherë që në nivel qeverie, parlamenti, të kemi debatuar për një investim strategjik të këtyre përmasave, me kaq shumë gjatësi orësh, fjalësh, debatesh, fyerjesh dhe besoj se llogaridhënia në këtë rast ka qenë maksimale dhe do vijojë të jetë maksimale sepse jemi palë në kontratë.
Statusi i invesdtitorit strategjik i jepet një kompanie të përbashkët, ku shteti zotëron 33% të aksioneve. 33% e pronësisë së kompanisë që zhvillon projektin”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
LEXONI GJITHASHTU
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)