Vengu reagon ndaj kërkesës së Hagës: Drejtësia nuk mund të barazojë çlirimtarët me agresorët
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Vengu thekson se revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga nevoja që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Sipas tij, paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë shndërruar në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.
Ministri i Mbrojtjes vlerëson se përpjekjet për të barazuar drejtuesit e UÇK-së me gjenocidarët e Srebrenicës mbështeten në akuza të fabrikuara, të ndikuara nga faktorë të jashtëm, përfshirë ndikimin rus në institucionet ndërkombëtare.
Sipas Vengut, kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes, duke delegjitimuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.
Ai nënvizon se e ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit mund të ndërtohen vetëm mbi një drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme, dhe jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët.
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
- 19:32 Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 19:12 Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
- 18:56 Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
- 18:43 Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin
- 18:41 Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)