Verstappen mposhti Mclaren në Sprintin epik të Austrisë
Piloti i Red Bull, Max Verstappen konvertoi pole positioni’n e të premtes në një fitore në Sprint’in e mesditës së të shtunës në “Austrian Grand Prix”, duke lënë pas dy McLaren të Oscar Piastri’t dhe Lando Norris.

Ndërsa Verstappen mori kryesimin pas startit, Norris mbylli shpejt distancën dhe arriti ta parakalonte duke qëndruar në krye për pak kohë pasi kampioni i Botës ja doli të kthehej sërish në krye. Pas 3 të parëve George Russell dhe Leëis Hamilton vunë Carlos Sainz nën presion të ndjekur nga rekuperimi i Charles Leclerc dhe Sergio Perez.

Ndërkohë në krye Piastri u parakalua nga Norris që nisi sulmin ndaj Verstappen dhe në xhiron e 5’të ishte kontakti i parë mes tyre. Në kthesën 4 Norris doli nga pista duke i dhuruar vendin e 2’të sërish Piastri’t i ndjekur nga Sainz dhe dy makinat Mercedes.

Duke shfrytëzuar edhe DRS, Verstappen rriti avantazhin ndaj dy pilotëve të McLaren që ndërkohë u fokusuan në duelin mes tyre dhe kampioni në fuqi e kaloi flamurin bardhezi me një diferencë prej 4.6 sekondash përpara Piastri’ që ndiqej me 7 të 10’tat nga Norris. Hamilton dhe Russell u renditën në vendet 4 dhe 6 përreth Ferrari’t të Sainz ndërsa Leclerc u përmirësua nga e premtja duke zënë vendin e 7’të përpara Perez që zuri vendin e 8’të dhe të fundit në zonën e pikëve. Kjo ishte renditja e garës Sprint në Austri:
- Verstappen (Red Bull) 23 xhiro
- Piastri (McLaren) +4″6
- Norris (McLaren) +5″3
- Russell (Mercedes) +8″3
- Sainz (Ferrari) +9″9
- Hamilton (Mercedes) +11″2
- Leclerc (Ferrari) +13″4
- Perez (Red Bull) +17″4
- Magnussen (Haas) +24″0
- Stroll (Aston Martin) +30″1
- Ocon (Alpine) +30″8
- Gasly (Ocon) +31″3
- Tsunoda (RB) +35″4
- Hulkenberg (Haas) +38″4
- Ricciardo (RB) +39″3
Klasifikimi i pilotëve pas garës Sprint në Austri:
- Verstappen (Hol) 227 pikë
- Norris (GB) 156
- Leclerc (Mon) 150
- Sainz (Spa) 120
- Perez (Mex) 112
- Piastri (Aus) 94
- Russell (GB) 86
- Hamilton (GB) 73
- Alonso (Spa) 41
- Tsunoda (Jap) 19
Klasifikimi i konstruktorëve pas garës Sprint në Austri:
- Red Bull 339 pikë
- Ferrari 276
- McLaren 250
- Mercedes 159
- Aston Martin 58
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues