Berisha: Vetëm një revolucion e rrëzon pushtetin monist të Edi Ramës

30 Qershor 2022 | 21:20

Në një vend ku është vendosur monizmi i plotë dhe të gjitha pushtetet  janë në duar të një partie, vetëm një lëvizje  e fuqishme, një revolucion do mund ta përmbysë këtë sistem monist dhe një herë si në ‘90.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për Euronews Albania, ku theksoi se PD është e vendosur të ndjekë indinjatën e madhe popullore kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Sot kemi të bëjmë me një qeveri që në mënyrë absolute nuk përfill asnjë interes të qytetarëve shqiptarë. Kjo qeveri është e shkëputur nga realiteti dhe servir 2 gjëra; gënjeshtra me propagandë nga mëngjesi në darkë. Të gjitha informacionet që më vijnë sepse PD tani po mobilizon shoqërinë dhe potencialet e veta dhe të gjitha konstatoj se po shoqëria po zien. Mezi po pret protestën. Është në situatë pakënaqësie e jashtëzakonshme dhe po shpërthen në protestën e 7 korrikut si sipari i një cikli të pafund protestash”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026