Vetëm një vatër aktive, Ministria e Mbrojtjes njoftim mbi situatën nga zjarret
Pas disa ditësh ku Shqipëria ishte përfshirë nga vatra zjarri në mbarë vendin, reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë ndihmuar në shuarjen e tyre.
Aktualisht, aktive ka mbetur vetëm një vatër zjarri në fshatin Spatharë të Skraparit, ndërsa të gjitha të tjerat janë shuar.
Ka qenë vetë Ministria e Mbrojtjes që ka dhënë këtë njoftim të mërkurën, duke bërë bilancin e situatës së zjarreve gjatë 24 orëve të fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Aktive mbetet një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Zjarret e shuara dhe dëmet përkatëse:
Plan i Bardhë & Mali i Allushit, Klos: u dogjën 120 ha, ndërsa 350 ha të tjera u përfshinë nga flakët.
Zall Gjoçaj, Derjan, Mat: 20 ha të djegura, 499 ha të përshkuara.
Gur i Bardhë, Xibër, Klos: zjarri tashmë është shuar.
Gurë-Lurë, Lurë, Dibër: 55 ha të djegura, 580 ha të përshkuara.
Qafa e Buallit, Bulqizë: 22 ha të djegura, 35 ha të përshkuara, pavarësisht ndërhyrjes tokësore dhe nga ajri me helikopter.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, si dhe reshje të shpërndara në qarqet e tjera.
Sa i përket rrezikut nga zjarret:
Në qarkun Fier pritet nivel rreziku “i lartë”.
Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel “i moderuar”.
Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel “i ulët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona