Veteranë të UÇK-së homazhe në Prekaz, Gucati uron festat e nëntorit

28 Nëntor 2025 | 11:55

Veteranë dhe përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar këtë të premte homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. I pranishëm ishte edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili foli para mediave.

Ai u shpreh se këto festa të nëntorit janë të mangëta pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen të arrestuar në Hagë. Gucati uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë teksa theksoi se pret që vitin e ardhshëm të festojë me krerët e UÇK-së.

“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit.

Këto festa janë të mangëta për arsye se ne i kemi krerët e UÇK-së, padrejtësisht duke u mbajtur atje nga një gjykatë, por ja që na ndodhi kjo dhe ne shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, tha Gucati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026