Vetëvendosja në RMV? Analisti nga Shkupi: Janë të mirëpritur, 600 mijë shqiptarë ende të papërfaqësuar
Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryeministri Albin Kurti, gjate tubimit të mbajtur ditën e premte në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit te themelimit bëri të ditur se pas Shqipërisë, Lëvizja do të filloje iniciativën për formimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe në Maqedoninë e Veriut që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Boiken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova a Kumanova”, – tha Albin Kurti ne fjalimin e mbajtur.
Pas kësaj deklarate ka pasur dhe reagime nga Maqedonia e Veriut, teksa deputeti i BDI, Artan Grubi, ka thënë se Kosova ka shumë punë për të bërë brenda shtetit dhe se nuk duhet të përzihet te votat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, analisti politik nga Shkupi, Visar Ademi tha për Euronews Albania se e mirëpret iniciativën e Vetëvendosjes si një alternativë që mund të përfaqësonte më mirë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, deri tani të papërfaqësuar, sipas tij.
Z. Ademi tha se klasa politike në Maqedoni prej 20 vjetësh në pushtet favorizon vetëm një grusht personash në kurriz të 600 mijë shqiptarëve, të cilët detyrohen të emigrojnë në mungesë të shpresës.
“Ajo që kanë nevojë shqiptarët është cilësia e përfaqësimit në mënyrë që t’u kthehet dinjiteti që kanë pasur dikur shqiptarëve të Maqedonisë.
Ka vend për një mendësi të re, nëse Vetëvendosja vjen me një mendësi të re, që nuk do hapin parti vetëm për 50 vetë, po të përfaqësohet shqiptari. Kemi problem me cilësinë e përfaqësimit, jo numrin e partive politike. Këto parti krijohen vetëm për zgjedhje, marrin nga një ministri, 10-15 funksionarë dhe shqiptari i zakonshëm mbetet pa punë, dhe i duhet të emigrojnë në Gjermani e Zvicër.
Modeli i VV ka jetëgjatësi politike dhe nuk krijohet vetëm për një interes të thjeshtë. E mirëpres qëndrimin e Kurtit, që mbase do t’i zgjojë partitë në RMV. VV mund të jetë një rifreskim i klasës politike”, tha ai.
Mund të lexoni gjithashtu:
VV feston 15-vjetorin, Albin Kurti njofton krijimin e lëvizjes së re
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta