Vetëvrasja e 17-vjeçares, Bashkia Gjirokastër jep 300 mijë lekë ndihmë për familjen

15 Shkurt 2025 | 14:18

Në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës vendosi akordimin e një fondi ndihme prej 300 mijë lekësh të reja nga buxheti i bashkisë për familjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari. Gjimnazistja u gjet e vetëvarur nga familjarët ditën e hënë, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila dyshohet të ketë si shkak bullizmin. Gjithashtu, në mënyrë unanime, anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajtën një minutë heshtje në shenjë ngushëllimi për 17-vjeçaren.

Shkaqet e vetëvrasjes së gjimnazistes në Gjirokastër mbeten ende mister. Për zbulimin e së vërtetës, prokuroria është angazhuar për të marrë informacion nga persona të afërt me Irsa Muçollarin. Ditën e enjte janë marrë në pyetje mbi 20 persona, për të hedhur dritë mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem.

Dyshimet se vajza e mitur kishte lënë një letër ku shkruante se bullizohej nga shokët dhe shoqet e shkollës ende nuk kanë një konfirmim. Madje, as në deklaratat e bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, mësuesit dhe shokët e klasës nuk e kanë pranuar që Irsa bullizohej në shkollë. Hetuesit kanë zbuluar se 17-vjeçarja, ditën e ngjarjes, ka qenë në kishë dhe më pas është nisur drejt shtëpisë.

Pak orë më pas, ajo është gjetur nga prindërit e vetëvarur në ambientet e shtëpisë. Edhe pse ndihma e parë e dhënë në spitalin e Gjirokastrës ka qenë e shpejtë, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se pritet të merren dëshmitë e dy shoqeve të saj, të cilat mund të hedhin dritë mbi rrethana të reja dhe detaje shtesë. Deri tani, nuk ka një version zyrtar të mbështetur në prova për arsyet që çuan në vetëvarjen e të resë.

Ndërkohë, në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku Irsa Muçollari mësonte, është dhënë urdhër që nxënësit të mos kontaktojnë me mediat, ndërsa heshtja mbizotëron edhe në Zyrën Arsimore të Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026