Vetëvrasja para SPAK, Manja: 11 përmbaruesve privatë iu është hequr licenca

4 Korrik 2024 | 19:32

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se 11 përmbaruesve privatë iu është hequr licenca dhe janë në ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës pasi janë kapur në shkelje të ligjit.

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, Manja hodhi poshtë akuzat e opozitës se institucionet shtetërore kanë heshtur lidhur me rastin e Pal Trashajt, i cili 2 ditë më parë piu fostoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat.

“Lidhur me rastin e mikrokredive kam heshtur se mbrojtja e sistemit bankar është çështje e sigurisë kombëtare, nga ana tjetër edhe mbrojtja e qytetarëve që kanë marrë kredi në këto institucione ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik, mes tyre është ligji. Ministria e Drejtësisë ka në përgjegjësi përmbarimin privat dhe atë publik, pasi monitorohen prej nesh. Në 31 maj 2024, 11 përmbaruesve privatë u është hequr licenca, përfshirë në këtë skemë edhe noterë të caktuar dhe institucione mikrokrediti vendime të tyre janë tashmë në ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranë.

Ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe ritëm që cili nga përmbaruesit privat shkel ligjin, do t’i denoncojmë në prokurori”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026