Vetëvritet autori; 3 viktima dhe 2 të plagosur, bilanci i masakrës në Klos

12 Tetor 2022 | 15:59

Tre persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një konflikt me armë zjarri të ndodhur mesditën e së mërkurës në Klos.

Ngjarja e rëndë u shënua në qendër të qytetit ku babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira, 17 dhe 46 vjeç u ekzekutuan me breshëri automatiku nga shtetasi Fiqiri Mjeshtri.

17-vjeçari ndërroi jetë vendngjarje, ndërsa babai i tij pak më vonë në spital. Autori i krimit u largua nga vendngjarja dhe vetëm pak orë më vonë u gjet nga policia i vetëvrarë.

Në ngjarjen që dyshohet se ndodhi pas konfliktit mes dy fiseve mbetën të plagosur edhe shtetasit Eglantin Hasula dhe Danjel Hasula, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Qarkut, Dibër Dhimitraq Ziu tha se janë arrestuar 2 nga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, Fatmir e Besnik Mjeshtri, ndërsa i dyshuari tjetër Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë pranë banesës së tij në fshatin Dars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026