Vetingu në polici në “ajër”, 40 ditë pa asnjë seancë vlerësimi. KJV: Vijojmë punën normalisht

19 Prill 2021 | 15:44

Vlerësimi kalimtar për radhët e policisë vijon të jetë në vend-numëro. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga seanca e fundit, përpara trupës së vlerësimit kanë dalë 37 nga 300 drejtues të lartë në radhët e policisë së shtetit dhe gardës së republikës. Euronews Albania u interesua pranë Komisionit të Jashtëm të vlerësimit ku jo zyrtarisht sqaroi se puna për verifikimin e subjekteve vijon normalisht ndonëse nuk është zhvilluar seancë publike.

Andi Likaj, me funksion drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit në Policinë e Shtetit është subjekti i fundit që doli përpara vetingut më 10 mars. Nga kjo datë përpara komisionit të jashtëm të vlerësimit nuk ka dalë asnjë subjekt nga radhët e policisë së shtetit dhe Gardës së Republikës duke ngadalësuar akoma më shumë ritmin e punës së këtij procesi. Pavarësisht pritshmërive të fillimit, teksa kanë kaluar më shumë se 17 muaj nga nisja e vetingut në radhët e policisë nga 300 grada të larta vetëm 37 prej tyre kanë kaluar në filtrin e vlerësimit.

Nga këta, vetëm 28 drejtues kanë mundur të konfirmohen në detyre, mes tyre kryepolici, Ardi Veliu, drejtori policisë kriminale, Tonin Vocaj, ai krimeve të rënda, Arben Dashi si dhe komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Nisur ritmi i ulët që po shoqëron këtë proces, Euronews Albania u interesua pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku jozyrtarisht sqaroi se puna për verifikimin e subjekteve të vlerësimit vijon normalisht pavarësisht se prej më shumë se një muaji nuk zhvillohet asnjë seancë publike. Sakaq në përgjigjen e dhënë për televizionin tonë KJV shtoi se disa seanca të programuara për t’u mbajtur në muajin prill nuk janë zhvilluar për shkak të vonesave në kthimin e përgjigjeve nga institucionet që kërkohet informacion. Por vetingu për gradat e larta në polici nuk është i vetmi proces, fundi i të cilit nuk dihet. Të njëjtin fat duket se do të ketë edhe vlerësimi kalimtar për gradat e ulëta në radhët e uniformave blu që mazhoranca kërkon ta kryejë SHÇBA. Ky propozim i miratuar në Kuvend nuk mori pëlqimin e presidentit Meta, që e ktheu projektligjin për rishqyrtim duke futur kështu në kolaps total procesin e vetingut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026