”Vetoja” bullgare për RMV-në, Arben Ratkoceri: Bashkimi Evropian ka një kaos të brendshëm

8 Dhjetor 2020 | 20:48

Bullgaria, e cila është vend anëtar i Bashkimit Evropian vendosi veton për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm. Kjo bllokadë nga Bullgaria nuk u prit mirë nga drejtuesit e qeverisë, por as nga qytetarët e Shkupit.

Arben Ratkoceri, botues i gazetës “Koha” analizoi në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania arsyet, të cilat çuan në bllokimin e aspiratës së vendit fqinj drejt unionit të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Bullgaria ka parashtruar në tryezë disa çështje me Maqedoninë e Veriut, ku i kërkon që historia e saj deri në vitin 1944 të konsiderohet si pjesë e Bullgarisë, ndërsa gjuha maqedonase të konsiderohet po ashtu si dialekt bullgar.

“Bullgaria nga Maqedonia e Veriut kërkon dy çështje kryesore, kërkon që historia e Maqedonisë së Veriut deri në vitin ‘44 të jetë histori e Bullgarisë dhe kombin maqedonas e konsiderojnë si një pjesë integrale të kombit bullgar, ndërsa gjuhën maqedonase e konsiderojnë si dialekt të bullgarishtes, pra jo gjuhë të veçantë”-shpjegon Ratkoceri për Balkan Talks

Konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ndalet vetëm te dy çështjet që tha z. Ratkoceri, por çështja tjetër e mosmarrëveshjes që kanë të dy shtetet lidhet me minoritetin maqedonas në Bullgari. Sipas censusit të fundit të vitit 2011 janë riregjistruar 1600 bullgarë, të cilët e quajnë veten maqedonas. Kjo është një arsye më shumë për Sofien zyrtare që t’i imponohet Shkupit zyrtar.

“Po ka një logjikë kjo kërkesë realisht e bullgarëve, sepse derisa bullgarët nuk njohin ekzistencën e kombit maqedonas dhe siç thamë më herët e konsiderojnë si pjesë të korpusit bullgar, atëherë sipas tyre mund të diskutohet për ekzistencën e kombit maqedonas sidomos në pjesën e Maqedonisë”,-shprehet Ratkoceri.

Sipas tij, jo e gjithë qeveria e Bullgarisë ka këtë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut, por është kryesisht vepër e zv.kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes në Bullgari Krasimir Karakanaçov, i cili do që të jetë simboli i nacionalizmit për të fituar më shumë kapital elektoral.

“Mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka disa vite që funksionojnë dy komisione për librat e historisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se komisionin bullgar është i përbërë thuajse nga gjithë historianët bullgarë, që janë ose të lindur, ose me origjinë nga Maqedonia dhe pjesa e historianëve të Maqedonisë që janë nga Maqedonia, fatkeqësisht nuk ka asnjë shqiptar edhe pse është premtuar që do jetë së shpejti”,- rrëfen zoti Ratkoceri.

Ai thekson se Bashkimi Evropian nuk ka bërë sa duhet për zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhen dy shtetet pasi po përballet me një kaos të brendshëm.

“Jemi dëshmitarë që Bashkimi Evropian realisht ka një farë kaosi të brendshëm, pafuqie në konteste të tjera. Si duket edhe Bullgaria zyrtare e ka nuhatur pafuqinë e Bashkimit Evropian dhe prandaj është goxha e ashpër me kërkesat karshi Maqedonisë në një moment që nuk e kemi pritur. Ne e kemi pritur që do hapet kjo çështje po në një fazë më të avancuar, jo në këto përmasa dhe në këtë moment”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026