VIDEO| Aksidenti me disa të plagosur në Durrës, shpëtohet pas 1 ore shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.
Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant. Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.
Një prej personave është akoma në automjet. Në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, duket tentativa e forcave zjarrfikëse të cilat sharruan makinën për të shpëtuar shoferin.
Shofer i makinës ishte një 23-vjeçar, i cili u arrit të shpëtohej pasi për rreth 1 orë qendroi i bllokuiar në makinë, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë