VIDEO| Demonstrata masive me molotov në Greqi| 16 të plagosur, 7 prej tyre policë
Ditën e sotme në Greqi, me iniciativën e shoqatave, organizatave, kolektiveve dhe sindikatave të ndryshme studentore, u zhvilluan tubime – marshime me rreth 17.500 persona në Propylaia të Universitetit të Athinës dhe në sheshet Klathmonos e Korai, me rastin e miratimit të ligjit për universitetet joshtetërore dhe ditën ndërkombëtare të gruas.
Sipas mediave të huaja, në orën 14:50, ndërsa marshimi po kalonte nëpër rrugën Stadiou, një grup prej rreth 20 personash u shkëputën prej turmës dhe nisën një sulm të ashpër kundër forcave të policisë që ndodheshin në kryqëzimin e rrugëve Stadiou dhe Eduardo Lo, duke qëlluar drejt tyre të paktën -10- molotov.
Më pas, në orën 15:50 dhe ndërsa marshimit po hynte në Avenue Vasilissis Amalias nga Othonos, një grup prej rreth 50 personash, me fytyra të mbuluara, u shkëputën nga grupi dhe sulmuan duke hedhur kokteje molotovi dhe gurë drejt forcave të policisë që ndodheshin te Monumenti i Ushtarit të Panjohur.
Policia zmbrapsi sulmuesit duke përdorur mjetet e nevojshme, ndërsa njerëzit u shpërndanë drejt pjesës së poshtme të sheshit Sintagma, duke nisur sërish sulme të njëpasnjëshme me gurë ndaj punonjësve të policisë në rrugët përreth. Forcat e policisë kanë vepruar më pas për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës dhe për të ulur tensionin.
Deri më tani janë shoqëruar 14- persona dhe 3 janë arrestuar, ndërsa çështjen e trajton Nëndrejtoria e Sigurimit të Shtetit pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës.
Si pasojë e ngjarjeve kanë mbetur të plagosur 7 policë dhe 9 civilë.
Në lidhje me deklaratat dhe videot e shpërndara në internet me momente nga episodet e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës ka urdhëruar një hetim administrativ.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë