VIDEO | Deputeti maqedonas i vendos pankartën ‘Jo’ Presidentes së KE-së

14 Korrik 2022 | 14:08

Deputetë të opozitës maqedonase kanë kundërshtuar fjalimin e mbajtur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Kuvendin e RMV-së, në lidhje me propozimin francez.

Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, i vendosi në foltore një pankartë me mbishkrimin ‘JO’, dhe në mënyrë demonstrues ai dhe bashkëpartiaku i tij u larguan nga salla e Kuvendit.

Këtij akti presidentja e KE-së iu me fjalinë,  “Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”. Gjatë fjalimit dëgjoheshin edhe thirrjet e deputetëve të opozitës duke thënë”tradhtarë”.

Opozita në Maqedoninë e Veriut e ka kundërshtuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Sipas tyre, ky propozim nuk ruan identitetin dhe gjuhën si dhe bëb ‘bullgarizimin’ e Maqedonisë së Veriut.

Por Von der Lyen tha se propozimi francez respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe tha se maqedonishtja është gjuha e tyre.

Ajo theksoi se votimi i këtij propozimi, do të ishte gjëja e duhur për paqen dhe do i mundësonte vendit procesin e integrimit evropian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026